Shkatërroi shtëpitë që kishte ndërtuar, dënohet me 4 vite burg

Evropë

Shkatërroi shtëpitë që kishte ndërtuar, dënohet me 4 vite burg

Më: 8 mars 2019 Në ora: 23:08
Punëtori 31-vjeçar Daniel Neagu, emigrant nga Rumania, u dënua me 4 vite burg nga gjykatësit britanikë

Pamjet e shembjes së këtyre banesave nuk kanë të bëjnë me aksione të prishjes së ndërtimeve pa leje. Janë hakmarrja e një punëtori që ka punuar për ndërtimin e tyre por që punëdhënësit nuk e kishin paguar.

Punëtori 31-vjeçar Daniel Neagu, emigrant nga Rumania, u dënua me 4 vite burg nga gjykatësit britanikë pasi më 11 Gusht të vitit të kaluar prishi me fadromën e punës 5 prej banesave të një kompleksi vilash në Hertfordshire me vlerë mbi 500 mijë Euro secila.

Videon e publikuar së fundi e xhiroi me kamerën e tij. Rumuni u tha hetuesve se firma ‘Fenton Construction’ nuk i kishte shlyer rreth 18 mijë Euro pagesa mujore, teksa atij i duhej të shlyente disa kredi. Ndërsa dëmi që i ka shkaktuar firmës është mbi 1 milionë Euro. Nuk janë të pakta rastet në Britani, kur puntorët e inatosur për pagesat e pashlyera dëmtojnë objektet ku kanë punuar. E tillë ishte edhe ngjarja e Janarit kur një punëtor shkatërroi hollin e hotelit ku kishte punuar pasi punëdhënësi nuk i kishte shlyer rreth 600 Euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat