Amerikanët duhet të marrin vizë për të hyrë në BE, shtyhet Brexit - Bota Sot
Amerikanët duhet të marrin vizë për të hyrë në BE, shtyhet Brexit

Evropë

Amerikanët duhet të marrin vizë për të hyrë në BE, shtyhet Brexit

Më: 9 mars 2019 Në ora: 17:08
Ilustrim

Duke nisur nga viti 2021 BE do të kërkojë viza për të gjithë shtetasit amerikanë që udhëtojnë nëpër Europë. Atyre që do të kalojnë kufirin do tu duhet një pasaportë, një kartë krediti për të aplikuar në Sistemin e Autorizimit dhe Informimit të Udhëtimeve Europiane. Kjo e fundit do i pajisë me një  leje qëndrimi që i lejon të vizitojë Europën brenda 90 ditëve. Më përpara amerikanët nuk kishin nevojë për viza për të udhëtuar në shtetet e BE-së. Sistemi ETIAS është i njëjtë me sistemin e vizave në SHBA, Këto sistemi nuk kërkojnë intervista por kërkojnë pagesë për vizën dhe regjistrimin e vendit që do të vizitojë.

Ndërkohë sa i takon Britanisë së Madhe, BE mund gtë shtyjë vetëm disa javë daljen nga Unioni dhe vetëm nëse jep një arsye të veçantë për këtë, deklaroi presidenti i Parlamentit Europian, Antonio Tajani. ”Dalja e Londrës nga BE-ja, përcaktuar për më 29 mars, mund të shtyhet deri në fillim të korrikut”, tha Tajani për grupin mediatik gjerman, Funke Media Group.

”Por, edhe kjo shtyrje duhet të arsyetohet, le të themi për shkak të zgjedhjeve apo për shkak të një referendumi”, shtoi ai. Të martën e ardhshme, deputetët britanikë do të duhet të votojnë sërish për marrëveshjen e kryeministres May, pas refuzimit unanim të janarit. Nëse kjo marrëveshje refuzohet sërish, May do të lejojë një tjetër votim, një ditë më pas për çështjen nëse vendi duhet të largohet nga BE-ja në fund të marsit pa marrëveshje. Nëse edhe kjo refuzohet, atëherë të enjten deputetët duhet të votojnë për shtyrjen e Brexit. ”Një dalje kaotike do të jetë shkatërrimtare për ekonominë britanike”, theksoi Tajani.

Ndërkaq, pas apelit që kryeministrja angleze Theresa May i drejtoi një ditë më parë Bashkimit Europian, duke i kërkuar një mundësi të fundit për gjetjen e një kompromisi që do të pranohej nga parlamenti i saj, kanë reaguar zyrtarët e BE-së përmes kryenegociatorit Mishel Barnie. Theresa May deklaroi se një marrëveshje e re është si në interes të Britanisë, edhe të Bashkimit Europian. "Nuk ka palë përgjegjëse për krizën aktuale përveç politikëbërësve anglezë'' theksoi Barnie të premten përmes një serie mesazhesh në Tuitter. Zyrtari europian tha se ''BE-ja është e gatshme t'i ofrojë Anglisë opsionin e largimit të njëanshëm nga unioni doganor me qëllim për ta bërë marrëveshjen më të pëlqyeshme për deputetët britanikë, por se pika për ngritjen e kontrolleve kufitare midis shtetit irlandez dhe provincës së Irlandës së Veriut do të qëndrojë në fuqi''.

Sipas Barnie: ''Bashkimi Europian mund të hyjë sërish në negociata me qeverinë britanike pasi Brexit të ndodhë formalisht, por propozimi i tij u konsiderua një argument i vjetër dhe aspak një kompromis nga zëra brenda kabinetit anglez''.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...