Vidhet skulptura gjigante e klitorisit

Evropë

Vidhet skulptura gjigante e klitorisit

Më: 11 mars 2019 Në ora: 18:02
Francë

Një skulpturë gjigante metalike e klitorisit është vjedhur nga një kampus universitar francez për herë të dytë.

E bërë nga artisti britanik Matthew Ellis, 'Le Clitoris', ajo ka qëndruar në Universitetin e Poitiers, në Francën Perëndimore që nga viti 2017.

“Universiteti ka paraqitur një ankesë me policinë. Nuk ka asnjë gjurmë të veprës", i tha gazetës Charente Libre, Marion Babin, një nga miqtë lokalë të Grupit feministë LAFL, që fillimisht kishte porositur skulpturën.

Skulptura ishte vjedhur për herë të parë vitin e kaluar para se të gjendej tri javë më vonë në një shkurre.

Grupi feminist LAFL organizoi vendosjen e kësaj skulpture metalike në formë arti për të ilustruar luftën për 'barazinë gjinore' dhe rritjen e ndërgjegjësimit për dhunën ndaj grave.    

Një zëdhënëse e grupit tha në kohën e zbulimit të skulpturës së klitorisit në vitin 2017, se ishte e çuditshme që universiteti mund të kishte një skulpturë penisi gjigant në kampus për një kohë të gjatë, ndërsa klitorisi u shfaq në tekstet shkencore vetëm atë vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat