Ministrja kroate jep dorëheqje, pas aksidentimit të një fëmije me makinë

Evropë

Ministrja kroate jep dorëheqje, pas aksidentimit të një fëmije me makinë

Më: 12 mars 2019 Në ora: 07:56
Gabrijela Zalac

Ministrja kroate Gabrijela Zalac, e cila të shtunën e kaluar e ka goditur me makinë një fëmijë dhe në atë çast nuk ka pasur patent shofer të vlefshëm, ka ofruar dorëheqje, por kryeministri i qeverisë kroate Andrej Plenkovic nuk ia ka pranuar.

“Më e rëndësishmja është se vajza është mirë”, ka thënë Plenkovic.

“Sa i përket patentshoferit, ky është lëshim, pakujdesi. Mirëpo, kjo nuk është vepër penale, është kundërvajtje. Ajo e ka paguar dënimin, do ta nxjerrë patentshoferin e tij”, ka thënë Plenkovic, duke pohuar se ministrja ka ofruar dorëheqje dhe ai ka menduar për këtë nga e shtuna.

Mediet e rajonit kanë bërë të ditur se aksidenti është shkaktuar pasi që vajza 10 vjeçare ka vrapuar pa kujdes në rrugë dhe kështu ka ardhur deri te ndeshja me makinën e ministres. Sa i përket patentshoferit, ajo në fakt e ka pasur, por të skaduar, ka thënë se ka harruar ta marrë të riun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat