2 mijë euro pagë pa punuar asgjë në Suedi

Evropë

2 mijë euro pagë pa punuar asgjë në Suedi

Më: 12 mars 2019 Në ora: 15:30
Foto ilustrim

A mendoni se një punë ideale nuk ekziston? Ju jeni gabim! Nëse ju pëlqen ideja për të fituar një rrogë, dhe mos bëni asgjë, shikoni këtë reklamë pune në Suedi.

Projekti eksperimental, i financuar nga qeveria, synon të punësojë një kandidat me fat në Geteborg. Çdo gjë që punonjësi duhet të bëjë është që të paraqitet në stacionin hekurudhor në një kohë të caktuar dhe të ndezë dritën.

Pas kësaj ai mund të shkojë ku dëshiron, por në fund të orarit, ai duhet të ri-shfaqet në stacionin dhe të fikë dritën!

Image

Pozita është e garantuar me një pagë prej 2000 euro, një ngritje vjetore, pushime vjetore dhe pagesa për fondin pensional. Derisa punëmarrësi të gjejë një punë tjetër, pozita e tij është e garantuar për pjesën tjetër të jetës së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat