“Brexit”, May refuzohet sërish; Sot votohet për shkëputje “pa marrëveshje”

Evropë

“Brexit”, May refuzohet sërish; Sot votohet për shkëputje “pa marrëveshje”

Më: 13 mars 2019 Në ora: 09:51
BREXIT

Kryeministren britanike Tereza May e pret sot një betejë e re në Parlament ku do të përcaktohet e ardhmja e daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian.

Pas disfatës së planit të saj vota e sotme do të përcaktojnë nëse nga BE do të dilet pa një plan. Nëse dhe kjo dështon atëherë do të ketë një votim të tretë brenda javës ku do t’i kërkohet kohë BE-së për të shtyrë daljen.

Zgjatja e afatit nuk i zgjidh problemet tona tha May me një zë të ngjirur pas humbjes historike. “Nëse e kërkojmë këtë shtyrje, ky parlament do t’i japë llogari BE-s se për çfarë ju duhet”, tha ajo.

Lideri i laburistëve Jeremy Corbyn tha se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk dhe negociatori i Brexit Mishel Barnier thanë se kanë bërë të pamundurën deri tani, por këtej e tutje kriza zgjidhet vetëm në Britaninë e Madhe. “Ne po bëhemi gati për një dalje pa plan”, shkruan Barnier në rrjete sociale.

Disfata e May në parlament erdhi pas një votimi me një diferencë prej 149 votash të votave kundër prej atyre në favor të daljes me marrëveshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat