May do të votojë kundër Brexitit pa pakt - Bota Sot
May do të votojë kundër Brexitit pa pakt

Evropë

May do të votojë kundër Brexitit pa pakt

Më: 13 mars 2019 Në ora: 15:01
Kryeministrja britanike, Theresa May.

Kryeministrja britanike, Theresa May ka thënë të mërkurën se dëshiron të largohet nga Bashkimi Evropian me marrëveshje dhe se do të votojë kundër Brexitit pa pakt, më vonë gjatë ditës në Parlamentin britanik.

Ligjëvënësit do të votojnë të mërkurën në Parlament nëse Britania do të largohet nga blloku evropian pa pakt.

“Dua të largohemi nga BE-ja me një pakt të mirë, dhe unë besoj se kemi marrëveshje të mirë”, ka thënë ajo para parlamentit.

Votimi i së mërkurës është rezultat i refuzimit të planit të kryeministres May për largim nga blloku evropian, për herë të dytë me radhë.

Britania ishte planifikuar të largohej nga BE-ja më 29 mars të këtij viti, mirëpo tani ekziston dilema nëse një gjë e tillë do të ndodhë në kohë, meqë nuk ka pajtueshmëri në Britani për lidhjen që do të ketë shteti i tyre në të ardhmen me BE-në.

Çështja kryesore e diskutimit mbetet kufiri irlanez dhe kufiri i ashpër që mund të vendoset aty për mallra pas 29 marsit.

Vendimi për Brexit ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja në krahasim me 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...