Aktivisti rus dënohet me burgim për krijimin e varrit të Putinit - Bota Sot
Aktivisti rus dënohet me burgim për krijimin e varrit të Putinit

Evropë

Aktivisti rus dënohet me burgim për krijimin e varrit të Putinit

Më: 13 mars 2019 Në ora: 18:47
Varri i Putinit

Një gjykatë në Rusi ka dënuar me 28 ditë burgim, një burrë që ka krijuar një varr për presidentin rus, Vladimir Putin.

Në gurin e varrit të krijuar ishte vendosur fotografia e Putinit dhe vjetët e jetës, 1952-2019.

Aktivisti, Karim Yamadayev është dënuar të martën në qytetin, Naberezhnye Chelny për shkelje të vazhdueshme të ligjit, duke krijuar ngjarje të tilla publike.

Ai ka thënë ta ketë bërë një gjë të tillë kundër një projektligjji për “sovranitetin e internetit” në Rusi, duke thënë se po kjo masë kërcënon lirinë e shprehjes.

Të mërkurën Rusia ka miratuar dy projektligje që ndëshkojnë mosrespektimin e autoriteteve dhe shpërndarjen e lajmeve të rreme.

Në ndalimin e parë përfshihet “mosrespektimi” i shtetit, zyrtarëve dhe shoqërisë ruse, dhe përsëritja e këtyre veprave mund të dënohet me 15 ditë burgim.

Dokumenti i dytë ndalon shpërndarjen e “informacioneve të rreme që lidhen ne interesin publik”.

Gazetarët, mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe disa ministrave të Qeverisë ruse, kanë shprehur kundërshtimet e tyre për këto masa, duke thënë se “Perdja e re e Hekurt” është duke u vendosur kësaj here mbi internetin.

Nën udhëheqësinë e Putinit, shteti rus ka fituar kontrollin e një pjese të madhe të kanaleve televizive, prandaj zërat opozitarë dëgjohen më së shumti përmes rrjeteve sociale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...