Blok: Londra duhet të bindë çdo shtet të BE-së për shtyrjen e Brexit

Evropë

Blok: Londra duhet të bindë çdo shtet të BE-së për shtyrjen e Brexit

Më: 13 mars 2019 Në ora: 19:52
Stef Blo

Britania e Madhe duhet të bindë çdo shtet anëtar të Bashkimit Evropian nëse dëshiron të shtyjë Brexit, deklaroi sot ministri holandez i Punëve të Jashtme, ndërkohë që duket se BE-ja po e ashpërson pozicionin e saj mbi këtë çështje.

Ministri Stef Blok i bëri këto deklarata me rastin e një prezantimi ku paraqiti përgatitjet speciale të aplikuara nga qeveria holandeze në portet kryesore për tragete në kuadër të Brexit, që parashikohet më 29 mars, shkruan ATSH.

“Të gjithë personat e pranishme këtu do të preken shumë nga një Brexit pa marrëveshje”, theksoi Blok për gazetarët gjatë një fjalimi në portin e Vlardigenit, pranë Roterdamit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat