Macron: Evropianët duhet të kenë një qasje të koordinuar me Kinën

Evropë

Macron: Evropianët duhet të kenë një qasje të koordinuar me Kinën

Më: 13 mars 2019 Në ora: 20:42
Emmanuel Macron

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot se evropianët duhet të kenë një qasje të koordinuar përballë Kinës, duke iu referuar marrëveshjes që Italia synon të nënshkruajë me Pekinin në lidhje me projektin gjigant infrastrukturor të “rrugëve të reja të mëndafshit”.

“I takon çdo shteti që të ketë politikën e tij përballë Kinës”, deklaroi Macorn në Nairobi gjatë një konferencë të përbashkët me homologun e tij kenian Uhuru Kenyatta, ku ndodhet për vizitë zyrtare.

“Por mendoj se kemi nevojë në nivel të Bashkimit Evropian që të kemi një qasje të koordinuar të strategjisë tonë në lidhje me Kinën si dhe me multilateralizmin dhe këtë ia kam propozuar partnerëve tanë dhe institucioneve evropiane”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat