Jelekverdhët dhe Fakenews mbi 105 herë janë lexuar lajmet e pavërteta - Bota Sot
Jelekverdhët dhe Fakenews mbi 105 herë janë lexuar lajmet e pavërteta

Evropë

Jelekverdhët dhe Fakenews mbi 105 herë janë lexuar lajmet e pavërteta

Më: 14 mars 2019 Në ora: 13:56
Foto

Në mesin e grupeve të jelekëve të verdhë në Internet kanë qarkulluar lajme të rreme, e ato janë parë në total mbi 105 milionë herë ndërmjet muajve nëntor dhe mars.

Verifikimet janë bërë nga OJQ-ja ndërkombëtare Avaaz, e cila citon disa shembuj përfshirë publikimin e një kolazhi imazhesh të paraqitura si dëshmi të dhunës policore kundër “jelekëve të verdhë”, ndërkohë që disa prej fotove ishin marrë në fakt gjatë protestave në Spanjë.

Ky kolazh është shpërndarë mbi 136.000 herë është parë 3,5 milionë herë në facebook. Shifra të tilla, sipas kreut të Avaazit, Christoph Scott, tregojnë se në ç’nivel është infektuar lëvizja e protestuesve francezë nga dezinformimi.

Nisur nga përfundimet e Shoqatës së Pavarur, e përditshmja franceze Le Figaro shkruan se ne mbare evropian duhet te bien kambanat e alarmit tani me afrimin e zgjedhjeve evropiane, te cilat siç thotë gazeta, duhet të shërbejnë si test final rezistence per sistemin imunitar të demokracisë së kontinentit të vjetër. Dy kolazhe të rreme përmend dhe italiania “La Stampa”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...