Parlamenti britanik kërkon shtyrje të Brexit-it - Bota Sot
Parlamenti britanik kërkon shtyrje të Brexit-it

Evropë

Parlamenti britanik kërkon shtyrje të Brexit-it

Më: 14 mars 2019 Në ora: 20:33
Parlamenti i Britanisë së Madhe

Ligjëvënësit britanikë me shumicë votash kanë miratuar vendimin që i lejon kryeministres, Theresa May, të kërkojë nga Bashkimi Evropian shtyerjen e daljes së Britanisë nga BE-ja.

Kjo nënkupton se Britania mund të mos e braktisë BE-në më 29 mars.

Kryeminstrja May thotë se shtyrja mund të jetë në afat prej tre muajsh, deri më 30 qershor, nëse ligjëvënësit e votojnë marrëveshjen për për këtë çështje javën tjetër.

Nëse ata e kundërshtojnë marrëveshjen për shtyrje tre mujore atëherë May tha se do të kërkojë shtyrje më të gjatë, mirëpo për këtë, duhet të pajtohen 27 vendet anëtare të BE-së.

Procesi i daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja ka hyrë në një periudhë të paqartësisë së madhe pasi parlamenti britanik rrëzoi dy marrëveshje që parashihnin modalitetet e daljes së vendit nga BE-së.

Marrëveshjet ishin arritur përmes negociatave të qeverisë britanike të udhëhequr nga Theresa May dhe udhëheqësve të Bashkimit Evropian.

Ndërkohë të mërkurën, ligjvënësit britanikë kanë votuar kundër largimit nga Bashkimi Evropian pa një marrëveshje paraprake.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...