BE-ja rrit listën e të sanksionuarve rusë

Evropë

BE-ja rrit listën e të sanksionuarve rusë

Më: 15 mars 2019 Në ora: 16:06
Bruksel

Bashkimi Evropian shtoi tetë zyrtarë rusë në listën e sanksioneve për, siç tha, përfshirjen e tyre në aneksimin e tri anijeve të Ukrainës dhe kapjen e 24 pjesëtarëve të ekuipazhit të tyre, në Ngushticën Kërç, nëntorin e kaluar.

Atëbotë, Moska ka thënë se tri anijet e Marinës së Ukrainës kanë hyrë ilegalisht në ujërat territorialë të Rusisë.

Ky pretendim është hedhur poshtë nga Kievi dhe pjesa më e madhe e komunitetit ndërkombëtar.

Bashkimi Evropian ka sanksionuar zyrtarë të lartë rusë qëkur Rusia ka aneksuar gadishullin ukrainas të Krimesë në mars të vitit 2014 dhe menjëherë pas kësaj ka nisur mbështetjen për separatistët në lindje të Ukrainës.

Lista e sanksioneve e BE-së përfshin tani 170 individë dhe 44 entitete ruse.

Në mesin e zyrtarëve të lartë të sanksionuar nga sot është Sergei Stankevich, nga Shërbimi Federal i Sigurisë në Krime, dhe gjenerali Aleksandr Dvornikov, udhëheqës i krahut jugor të Forcave të Armatosura të Rusisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat