Franca rrit sigurinë pas sulmit në Zelandën e Re - Bota Sot
Franca rrit sigurinë pas sulmit në Zelandën e Re

Evropë

Franca rrit sigurinë pas sulmit në Zelandën e Re

Më: 15 mars 2019 Në ora: 18:07
Ministri i Brendshëm francez, Cristopher Castaner

Ministri i Brendshëm francez, Cristopher Castaner, njoftoi se ka urdhëruar prefektët rajonalë të dërgojnë patrulla dhe të rrisin vëzhgimet mbi objektet fetare.

Franca ka rritur masat e sigurisë në objektet fetare pas sulmit të përgjakshëm mbi dy xhami në Zelandën e Re.

Ministri i Brendshëm francez, Christophe Castaner sot njoftoi se ka urdhëruar prefektët rajonalë të dërgojnë patrulla dhe të rrisin vëzhgimet mbi objektet featre, si masë të sigurisë.

Në ndërkohë pak orë më pare edhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron përmes Twitterit ka dënuar “krimin e tmerrshëm në xhamitë në Zelandën e Re”, ku shtoi se vendi i tij me partnerët ndërkombëtarë do të punojnë për luftën kundër terrorizmit”.

Policia e Zelandës së Re ka konfirmuar se në sulmin mbi dy xhamitë në Christchurch u vranë 49 persona dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...