Caputova favoritja kryesore për postin e presidentit - Bota Sot
Caputova favoritja kryesore për postin e presidentit

Evropë

Caputova favoritja kryesore për postin e presidentit

Më: 16 mars 2019 Në ora: 17:42
Zuzana Caputova

Zuzana Caputova, juriste liberale, pjesë e Partisë Progresiva Sllovake (PSS) është favoritja kryesore për postin e presidentit, në zgjedhjet që po zhvillohen sot.

Caputova do të ishte e para presidente e Sllovakisë në rast se fiton këto zgjedhje.

Favoriti tjetër për fitimin e këtyre zgjedhjeve është Maros Sefcoviç, komisioneri i BE-së për Enegjinë dhe kandidat i pavarur, i cili mbështetet nga partia e qendrës së majtë, Smer-SD.

Megjithatë, shumë votues besojnë se Caputova mund të përballet me kandidatë populistë të së djathtës në balotazh.

Në këto zgjedhje marrin pjesë 13 kandidatë.

Rezultatet e këtyre zgjedhjeve do të shpallen nesër. /atsh

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...