May: Dështimi i marrëveshjes sime e vë në rrezik Brexit-in

Evropë

May: Dështimi i marrëveshjes sime e vë në rrezik Brexit-in

Më: 17 mars 2019 Në ora: 10:28
Theresa May

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, ka paralajmëruar se dështimi i mundshëm i marrëveshjes së saj në kuvend mund të ndikojë që Brukseli të këmbëngulë për një shtyrje më të gjatë të këtij procesi ose anulim të plotë të tij.

May tha se pjesëmarrja e Britanisë së Madhe në zgjedhjet evropiane për shkak të shtyrjes së Brexit-it do të ishte shenjë e fortë e dështimit politik të parlamentit sepse kanë kaluar gati tri vjet nga koha kur ishte mbajtur referendumi për t’u larguar nga BE-ja.

Ajo tha se edhe nëse marrëveshja e saj kalon në kuvend para samitit të udhëheqësve të BE-së, qeveria është e detyruar që ta bëjë një shtyrje teknike dhe shkëputja nga Bashkimi Evropian nuk do të mund të bëhet me 29 mars.

“Ky nuk është rezultat ideal. Ne kemi mundur dhe do të duhej ta përfundonim këtë proces më 29 mars. Alternativa në rast të kundërshtimit të marrëveshjes nga parlamenti është shumë më e keqe”, shtoi ajo.

Në një shkrim të publikuar në një gazetë britanike, ajo ka thënë: “E di se duhet të bëj më shumë për t’i bindur të tjerët për t’i siguruar votat e nevojshme për marrëveshje. Ky mbetet qëllimi im dhe është rruga e vetme në këtë situatë”, shkruan “The Guardian”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat