Banket me 2.000 të ftuar për 50-vjetorin e tregut francez - Bota Sot
Banket me 2.000 të ftuar për 50-vjetorin e tregut francez

Evropë

Banket me 2.000 të ftuar për 50-vjetorin e tregut francez

Më: 18 mars 2019 Në ora: 09:35
Banketi francez

Tregu “Rungis” i Francës, pranë Parisit, e festoi 50-vjetorin e krijimit të tij me një banket gjigant, duke i rezervuar kështu vetes një vend në librin e rekordeve “Guinness”.

Organizatorët thonë se vakti i drekës iu shërbye gati 2.000 njerëzve të ulur në një tryezë prej pak më shumë se 401 metrash, mes stendave të frutave dhe perimeve të tregut.

Zyrtarët nga libri i rekordeve “Guinness” e pranuan se kjo nismë e rrëzon rekordin e mëparshëm të një tavoline prej 322 metrash, të vendosur në vitin 2017 në ishullin francez Reunion, në oqeanin Indian.

“Rungis”, 7 km në jug të Parisit zëvendësoi tregun e vjetër “Les Halles” në zemër të kryeqytetit, kur ky u mbyll në vitin 1969. Ai është praktikisht tregu më i madh i prodhimeve të freskëta në botë, mbulon 234 hektarë dhe punëson 12 mijë tregtarë shumice, prodhues, shitës dhe punëtorë të tjerë në 1.200 biznese të ndara.ë përpjekjen për të thyer rekordin morën pjesë shumë njerëz, të cilët punojnë aktualisht në këtë treg.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...