Bërnabiq: Serbia nuk e do dhunën, protestat s’po na bëjnë nervoz aspak

Evropë

Bërnabiq: Serbia nuk e do dhunën, protestat s’po na bëjnë nervoz aspak

Më: 18 mars 2019 Në ora: 10:30
Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq ka thënë se protestat nuk ndikojnë në punën e qeverisë dhe nuk ka nevojë askush të nervozohet më protestat.

“Nuk shoh ndonjë arsye që qeveria (serbe) të lëkundet nga këto protesta dhe s’ka arsye të jemi nervoz. Është një grup i vogël që po udhëhiqet nga Vuk Jeremiq, Dragan Gjilas dhe Boshk Obradoviq”, ka thënë ajo duke komentuar protestat që po ndodhin kundër qeverisë në serbi, shkruan B92.

“E drejta (për të protestuar) është e garantuar. Presidenti i Republikës ka thënë se askush nuk ka nevojë të shpreh papajtueshmëri me protestat”, ka thënë ajo.

Bërnabiq ka thënë se Serbia është një vend ‘i tolerancës dhe që nuk e do dhunën’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat