Presidenti francez Emmanuel Macron po shqyrton ndalimin e të gjitha demonstratave në Champs Elysees, "jelekëve të verdhë" shkatërruan ‘çdo gjë’, tha një zyrtar I presidentit të hënën, shkruan Reuters.
Të shtunën, "jelekë verdhët" dogjën restorantin e famshëm të Fouquet në Champs Elysees, si dhe disa që#endra gazete, një dyqan luksoz Longchamp dhe automjete.
Pas trazirave të së shtunës, që kujtonin përleshjet e dhunshme dhjetorin e kaluar në Champs Elysees mes protestuesve dhe policisë, Macron thirri një takim me ministrat e brendshëm dhe të drejtësisë të hënën.
Macron ka premtuar të ndërmarrë "masa të forta" sa më shpejt që të jetë e mundur për të parandaluar trazirat që po ndodhin në Francë .
Që nga mesi i nëntorit, protestuesit e "jelekëve të verdhë" - një grup që fillimisht kërkuan uljen e taksave të karburantit, por që nga ajo kohë u shndërrua në një lëvizje të përgjithshme opozitare kundër qeverisë - kanë mbajtur demonstrata çdo të shtunë në kryeqytetin francez.