Rusia shënon pesëvjetorin që nga aneksimi i Krimesë - Bota Sot
Rusia shënon pesëvjetorin që nga aneksimi i Krimesë

Evropë

Rusia shënon pesëvjetorin që nga aneksimi i Krimesë

Më: 18 mars 2019 Në ora: 11:29
Ilustrim

 

Presidenti rus Vladimir Putin po udhëton të hënën në Krime për të shënuar përvjetorin e aneksimit të Krimesë nga Ukraina, i dënuar nga Perëndimi, por që po festohet nga shumica e rusëve, shkruan AFP.

Putini do të marrë pjesë në festimet në territorin e kontestuar, ku ai është gjithashtu edhe pë një arsye tjertë, për shkak të nisjes së një stacioni të ri energjie, tha Kremlini.

Marrja e Krimesë në vitin 2014 nga Ukraina u denoncua nga Kievi dhe Perëndimi si një aneksim dhe çoi në sanksione kundër Rusisë, por kjo rezultoi në një nxitje të madhe të popullaritetit të Putinit në atë kohë.

Në Rusi, 18 marsi është shpallur zyrtarisht si "Dita e Krimesë në Bashkim me Rusinë".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...