Policia në Holandë: Sulmi mund të jetë terrorist

Evropë

Policia në Holandë: Sulmi mund të jetë terrorist

Nga: A.Zh Më: 18 mars 2019 Në ora: 12:07
Pamje nga sulmi në Holandë

Një numër njerëzish janë plagosur në një të shtënat në qytetin qendror holandez të Utrehtit të hënën në mëngjes.

Sipas raporteve nga policia, sulmi mund të ketë pasur motiv terrorizmi, shkruan Daily Mail, përcjell Bota sot.

Një ose disa persona të armatosur hapën zjarr mbi një tramvaj në qendër të qytetit, rreth orës 10.45 lokale të hënën në mëngjes, thonë dëshmitarët.

Policia i tha medias lokale se një ose disa sulmues kishin ikur nga vendi i ngjarjes./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat