Putin në Krime, në pesëvjetorin e aneksimit - Bota Sot
Putin në Krime, në pesëvjetorin e aneksimit

Evropë

Putin në Krime, në pesëvjetorin e aneksimit

Më: 18 mars 2019 Në ora: 15:11
Sevastopol, Krime, 18 mars 2019.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, qëndroi të hënën në Krime për të shënuar pesëvjetorin e ditës kur gadishulli ukrainas, sipas Moskës zyrtare, është bërë pjesë e Rusisë.

Ukraina dhe Perëndimi e kanë cilësuar këtë hap të Rusisë si "aneksim të paligjshëm" dhe kanë ndërmarrë nja varg sanksionesh kundër individëve dhe entiteve ruse.

Putin përuroi dy stacione të reja të energjisë në qytetet e Sevastopolit dhe Simferopolit.

"Sot është bërë edhe një hap tjetër i rëndësishëm në përpjekjen tonë për të rritur sigurinë me energji në Gadishullin e Krimesë dhe në gjithë jugun e Federatës Ruse", tha Putin.

Dy stacionet e energjisë kanë qenë në qendër të një skandali ndërkombëtar, pasi kompania gjermane Siemens ka thënë se turbinat e saj janë instaluar atje pa dijeninë e saj.

Ky veprim është cilësuar si shkelje e sanksioneve të Bashkimit Evropian, që ndalojnë furnizimin me teknologji energjetike në Krime.

BE i ka zgjeruar sanksionet ndaj kompanive dhe individëve rusë në vitin 2017, në përgjigje të transferimit të turbinave në Krime.

Ministria e Jashtme ruse e ka cilësuar vendimin si hap "jomiqësor dhe të pajustifikuar".

Më 18 mars të vitit 2014, Putin ka nënshkruar një traktat, i cili thotë se rajoni ukrainas i Krimesë është pjesë e Rusisë.

Para këtij vendimi, forcat ruse kanë marrë kontrollin e Krimesë dhe kanë organizuar një referendum atje për bashkimin me Rusinë, i cili nuk është njohur nga komuniteti ndërkombëtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...