Franca pyetet për angazhimin e SHBA-së në NATO

Evropë

Franca pyetet për angazhimin e SHBA-së në NATO

Më: 19 mars 2019 Në ora: 08:57
Ministrja e Mbrojtjes e Francës, Florence Parly

Duke folur në Këshillin Atlantik në Uashington, Parly tha se “evropianët pyeten nëse angazhimi i SHBA-së në NATO do të jetë afatgjatë”.

“A duhet të supozojmë se do të vazhdojë sikurse në 70 vjetët e kaluar”, tha ajo.

Komentet pasyqrojnë dyshimet në rritje në Evropë për përkushtimin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ndaj NATO-s.

Trump ka kërkuar që aleatët të paguajnë më shumë për mbrojtjen e tyre, në mënyrë që t’iu lehtësohet barra taksapaguesve amerikanë, ndërsa shpesh ka dështuar të përmendë angazhimin ndaj Artikullit 5 të Kartës së NATO-s, i cili thotë se sulmi ndaj një anëtari të NATO-s, është sulm ndaj të gjithë anëtarëve, transmeton rel.

Duke pranuar kërkesën e Trumpit që Evropa të shpenzojë më shumë për mbrojtjen e përbashkët, Parly po ashtu tha se “aleanca duhet të jetë e pakushtëzuar, përndryshe nuk është aleancë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat