Ligji i ri në Zvicër detyron gratë t’i heqin shamijat, nëse u kërkohet nga zyrtarët - Bota Sot
Ligji i ri në Zvicër detyron gratë t’i heqin shamijat, nëse u kërkohet nga zyrtarët

Evropë

Ligji i ri në Zvicër detyron gratë t’i heqin shamijat, nëse u kërkohet nga zyrtarët

Më: 19 mars 2019 Në ora: 12:26
Ilustrim

Kantonet, siç janë Ticinos dhe St Gallenit, kanë futur tashmë ndalesa në mbulesat e fytyrave – por zona të tjera si Solothurn dhe Cyrih nuk po e zbatojnë këtë ligj, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Qeveria tha se vendosja e një ndalimi të tillë mbarëkombëtar do të rriste mundësinë e kantoneve të fuqishme të mos ishin në gjendje të bëjnë rregullat e tyre.

Në vend të kësaj, një kundër propozim e bënë të paligjshme që gratë të refuzojnë të zbulojnë fytyrën e tyre, kur u kërkohet ta bëjnë këtë nga zyrtarë të caktuar.

Sipas ‘The Local’, propozimi nënkupton që nëse dikush në mënyrë të përsëritur refuzon t’ua tregojë fytyrën e tyre zyrtarëve në sektorë si doganat, aviacioni dhe migrimi mund të përballen me gjobë.

Plani, i cili duhet së pari të diskutohet nga deputetët, vjen pas një propozimi për një ndalim mbarëkombëtar të mbulesave në zonat publike.

Qeveria hodhi poshtë idenë dhe, në vend të kësaj, bëri thirrje për ‘veprime të synuara’ në projektligje.

Në shtator, votuesit në St Gallen miratuan me shumicë prej dy të tretave ndalimin e mbulesave, duke u bërë kantoni i dytë zviceran që e bënë këtë gjë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...