Edhe ish-presidentët… dehen!

Evropë

Edhe ish-presidentët… dehen!

Më: 19 mars 2019 Në ora: 13:30
Edhe ish-presidentët… dehen!

Ish-presidenti i Perusë, Alejandro Toledo është arrestuar në Kaliforni për dehje publike.

Ish-kreu i shtetit, i cili është i kërkuar nga autoritetet peruane me akuzën për korrupsion, u arrestua të dielën në mbrëmje në një restorant në San Mateo, në jug të San Franciskos.

”Ai u lirua nga burgu i qytetit të Redwood të hënën në mëngjes në përputhje me procedurat ligjore të atij vendi, pasi shkelja nuk meritonte një burgim më të gjatë”, tha Ministria peruane e Punëve të Jashtme.

Toledo u zhvendos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi u akuzua në atdheun e tij se kishte pranuar 20 milionë dollarë si ryshfet nga kompania braziliane “Odebrecht” gjatë qëndrimit të tij në pushtet (2001-06).

Por, ai i mohon këto akuza. Ministria e Punëve të Jashtme të Perusë tha gjithashtu se arrestimi nuk kishte asnjë lidhje me procedurat për ekstradim./ATSH/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat