“Ma hoqe trurin”, i ftuari nuk përmbahet, puth live në buzë gazetaren - Bota Sot
“Ma hoqe trurin”, i ftuari nuk përmbahet, puth live në buzë gazetaren

Evropë

“Ma hoqe trurin”, i ftuari nuk përmbahet, puth live në buzë gazetaren

Më: 19 mars 2019 Në ora: 18:53

Një incident i papritur kishte ndodhur gjatë një transmetimi të drejtpërdrejt të edicionit informativ në kanalin italian “Tgr”.

Ngjarja ka ndodhur vite më parë, por videoja tani po bën xhiron në botë.

Teksa në studio ishte i ftuar Gene Gnochi për të folur për spektaklin e tij, ai është mahnitur nga gazetarja Maria Grazia Lombardi.

Fillimisht ai ka thënë gazetares se është e mrekullueshme dhe u ngrit nga vendi për të shkuar për ta puthur në buzë.

“Mund të them diçka? Po të dëgjoja duke lexuar lajmet, ma hoqe trurin, tani duhet të të puth…”, u shpreh Gnocchi para se ta puthte në buzë gazetaren.

Lombardi ka mbetur e shokuar, por u përpoq ta kalonte me sportivitet situatën teksa ishte në transmetim të drejtpërdrejtë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...