Kështu u gëzuan nënat boshnjake pas vendimit për burgim të përjetshëm ndaj Karaxhiqit - Bota Sot
Kështu u gëzuan nënat boshnjake pas vendimit për burgim të përjetshëm ndaj Karaxhiqit

Evropë

Kështu u gëzuan nënat boshnjake pas vendimit për burgim të përjetshëm ndaj Karaxhiqit

Më: 20 mars 2019 Në ora: 16:25
Radovan Karaxhiqit

Gjykata në Hagë ka kundërshtuar apelin e ish-liderit të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, kundër dënimit të tij për gjenocid dhe krime të luftës në Bosnje dhe Hercegovinë në vitet 1990 duke i shqiptuar dënimin me vdekje.

Nënat e Serbrenicës ishin ato që më së shumti iu gëzuan vendimit të Gjykatës së Hagës për burgim të përjetshëm ndaj Radovan Karaxhiqit.

“Reuters”, ka publikuar disa fotografi të momentit kur gjykata ka dhënë fjalën e fundit për Karaxhiqin, ku në një sallë ishin mbledhur disa nëna nga Srebrenica dhe po e ndiqnin drejtpërdrejt seancën e gjykimi.

Me lot gëzimi në fytyrë, nënat boshnjake shihen se si iu gëzuan këtij vendimi të Gjykatës së Hagës.

Ndryshe, Karaxhiq është dënuar më 2016 me 40 vjet burgim, duke u shpallur fajtor për gjenocid në masakrën e Srebrenicës më 1995.

Në këtë vend janë vrarë më shumë se 8,000 burra dhe djem myslimanë nga forcat serbe të Bonjës, për të shënuar mizorinë më keqe në Evropë prej Luftës së Dytë Botërore.

Karaxhiq, 73-vjeçar, ish-poet dhe psikiatër, ishte shpallur fajtor edhe për orkestrim të rrethimit të Sarajevës, që ka rezultuar me gati 10 mijë persona të vdekur.

Më shumë se 100 mijë persona janë vrarë dhe rreth 2.2 milionë të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre gjatë Luftës në Bosnjë në periudhën 1992-95.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...