Shtyrja e Brexit-it, BE tregon kushtet për ta pranuar

Evropë

Shtyrja e Brexit-it, BE tregon kushtet për ta pranuar

Më: 21 mars 2019 Në ora: 06:11
Theresa May dhe Donald Tusk

Bashkimi Europian do të pranojë shtyrjen e Brexitit vetëm nëse parlamenti britanik miraton marrëveshjen aktuale të tërheqjes, javën e ardhshme.

Kjo është përgjigja që i është dhënë kryeministres Theresa May, që më herët i kishte dërguar një letër presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk, në të cilën kërkonte shtyrjen e Brexit-it deri në qershor. Tusk ndërkohë tha se një shtyrje e shkurtër, e kërkuar nga May, është e mundur, por jo pa kushte.

May kishte kërkuar shtyrjen e Brexitit deri më 30 qershor, duke thënë se kishte nevojë për më shumë kohë për të siguruar miratimin e marrëveshjes së saj në parlament.

Britania, duhej të dilte nga BE të premten e ardhshme, më 29 mars, por Tusk thotë se beson që 27 vendet anëtare, që duhet të miratojnë shtyrjen, mund të bien dakord, por kjo varet nga një votë pozitive e dhomës së Komunëve.

Ai po ashtu sugjeroi se ka probleme politike dhe ligjore për shtyrjen e Brexitit përtej 23 majit, në lidhje me pjesëmarrjen e Britanisë në zgjedhjet evropiane, çka May ka thënë se do të ishte e papranueshme.

Por, një rikthim i marrëveshjes aktuale në parlamentin britanik, është mision i vështirë për May, pas bllokimit nga kryetari i dhomës së Komunëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat