Peticioni për ndalimin e BREXIT-it, kalon 1 milion nënshkrime - Bota Sot
Peticioni për ndalimin e BREXIT-it, kalon 1 milion nënshkrime

Evropë

Peticioni për ndalimin e BREXIT-it, kalon 1 milion nënshkrime

Më: 21 mars 2019 Në ora: 18:56
Foto ilustrim

Një peticion që i bën thirrje kryeministres Theresa May që ta ndalojë BREXIT-in, ka arritur të marrë më shumë se 1 milionë nënshkrime, raporton RT.

Peticioni që vazhdon në uebfaqen e Parlamentit Britanik, ka arritur numrin më të madh të nënshkrimeve në krahasim me të gjitha peticionet në këtë uebfaqe.

Ky peticion vjen në kohën kur kryeministrja ndohet në Bruksel për të kërkuar nga BE-ja që të shtyhet afati për daljen e Britanisë nga blloku.

Burime nga qeveria i janë përgjigjur se “Kryeministrja e ka thënë disa herë se nuk do të ndodhë që BREXIT-i të anulohet”

Sekretari i Kryeministres shtoi: “Kryeministrja e ka bërë të qartë nëse Britania dështon të largohet nga BE-ja, do të ishte një dështim për demokracinë tonë”

Peticioni për ndalimin e BREXIT-it ka qenë trend në platformën sociale Tëitter, dhe ka ndodhur që të kemi rreth 2000 nënshkrime për një minut.

Numri më i madh i nënshkrimeve ka ardhur nga qendrat si Bristol, Edinburg, Manqester, Oksford, Londër, Kembrixh dhe Brigton.

Një peticion i njejtë ka ndodhur edhe në vitin 2016 në uebfaqen e Parlamentit Britanik i cili kishte arritur në 4 milionë nënshkrime, dhe në fakt ishte debatuar në Parlament, por mijëra nënshkrime ishin fshirë pasiqë u kuptua që dikush kishte hakuar sistemin dhe kishte shtuar në mënyrë automatike nënshkrime fallco.

Peticion tjetër i njohur në uebfaqen e Parlamentit, është edhe ai për ta ndalur vizitën e Presidentit Donald Trump në Britani, i cili kishte marrë 1.8 milionë nënshkrime.

A do të ndryshojë peticioni ndonjë gjë?

Peticonet në uebfaqen e Parlamentit shum rrallë kanë ndikuar në ndryshimin e ligjit.

Madje as nuk garantohet se këto peticione do të debatohen në Parlament – edhe pse kërkohet që çdo peticion të debatohet në Parlament nëse ai i kalon 100.000 nënshkrime. Komiteti i peticioneve në shumë raste i anashkalojnë peticonet nëse besojnë se ato nuk mund të krijojnë ndonjë ndryshim.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...