Deputetja kërcënohet me jetë - Bota Sot
Deputetja kërcënohet me jetë

Evropë

Deputetja kërcënohet me jetë

Më: 21 mars 2019 Në ora: 22:00
Diana Johnson

Diana Johnson, deputetja e Parlamentit Britanik, ka treguar se është kërcënuar me jetë, dhe është thirrur tradhtarë, raporton DailyMail.

Deputeti, Bercow ka thirrur për një debat sa i përket patriotizmit, ku sipas tij deputetët po konsiderohen tradhtare pas fjalimit të kryeministres May në ditën e djeshme e cila tha se “deputetët janë duke vepruar kundër interesit publik”

Sot gjatë debatit mbi të ardhmen e Britanisë, dhe hapat që duhet të marrë Britania drejt të ardhmes së BE-së, folësi i Parlamentit Britanik tha “Në javët e fundit, si shumë nga ju, edhe unë jam akuzuar si tradhtare, ku ndër tjera më është thënë që unë duhet të qëllohem ose të varem”.

“Ju nuk jeni tradhtare, ju po e bëni më të mirën e mundshme” tha sot folësi i Parlamentit Britanik, Johnson. “Nga kjo karrige më lejoni të them se unë besoj fuqishëm në këtë institucion, dhe të drejtën e deputetëve që ta bëjnë detyrën e tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...