Sulmohet me granatë dore konsullata ruse në Athinë - Bota Sot
Sulmohet me granatë dore konsullata ruse në Athinë

Evropë

Sulmohet me granatë dore konsullata ruse në Athinë

Më: 22 mars 2019 Në ora: 15:13
Konsullata e Rusisë në Athinë.

Një sulm më granatë dore ka ndodhur në konsullatën e Rusisë në Athinë.

Nga sulmi janë shkaktuar dëme të vogla por nuk ka pasur pasoja në njerëz, njoftoi policia greke.

Sulmuesit, hodhën granatën e dorës nga një motoçikletë. Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Raportohet se policia e ka rrethuar zonën dhe ka dërguar njësi speciale të deminimit në konsullatë.

Granata shpërtheu nën kabinën e rojeve të sigurisë.

Policia dyshon se sulmi është kryer nga militantët e grupit të majtë të quajtur Grupi i Luftëtarëve Popullor.

Ky grup kishte marrë përgjegjësinë për sulmin me bombë në zyret e një televizioni dhe gazete greke në dhjetor të vitit 2018.

Ministria e Jashtme e Greqisë tha se e “dënon fuqishëm” sulmin në konsullatën ruse.

Në vitin 2016 një roje i sigurisë ishte lënduar gjatë një sulmi të ngjashëm ndaj ambasadës franceze në Athinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...