Marrëveshja e kryeministres për Brexitin pritet të votohet javën e ardhshme - Bota Sot
Marrëveshja e kryeministres për Brexitin pritet të votohet javën e ardhshme

Evropë

Marrëveshja e kryeministres për Brexitin pritet të votohet javën e ardhshme

Më: 22 mars 2019 Në ora: 15:50
Theresa May

Qeveria e Britanisë së Madhe ka pranuar se ka gjasa që votimi i tretë me radhë për marrëveshjen e Theresa Mayt të mbahet në kuvend gjatë javës së ardhshme.

Besohet se ky zhvillim ka ardhur si pasojë e presionit të deputetëve për të pasur më shumë qartësi lidhur me hapat e ardhshëm pas shtyrjes së afatit të Brexitit.

Gjatë një paraqitjeje të vështirë në Dhomën e Ulët, ministri për Brexitin, Kwasi Kwarteng, fillimisht refuzoi të përgjigjet në pyetjen lidhur me kohën e votimit, duke thënë se data do të bëhet publike së shpejti. Sidoqoftë, pas pyetjeve të përsëritua nga deputetët konservatorë dhe laburistë, ai tha se votimi mund të bëhet gjatë javës së ardhshme.

Ky ministër tha se edhe legjislacioni dytësor që nevojitet për ta ndryshuar datën e largimit nga BE-ja do të vendoset në votim gjatë javës së ardhshme, por refuzoi të japë hollësi të tjera për kohën, duke shtuar: “Këtë të premte unë nuk do ta bëj publike orën e saktë të votimit”.

Përndryshe, qeveria ka njoftuar se marrëvesja me BE-në për shtyjen e Brexitit varet nga votimi që do të bëhet javën e ardhshme. Data e saktë nuk është caktuar ende, por besohet se votimi do të mbahet të martën ose të mërkurën në mënyrë që deputetët të kenë kohë për ta kaluar në votim legjislacionin para datës 29 mars.

Është raportuar se kryeministrja May do të takohet me kabinetin e saj dhe ata do të punojnë gjatë tërë fundjavës në zyrat qeveritare për ta zgjidhur këtë çështje, shkruan “The Guardian”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...