BE-ja nuk ndryshon qëndrim për Rrafshnaltën e Golanit - Bota Sot
BE-ja nuk ndryshon qëndrim për Rrafshnaltën e Golanit

Evropë

BE-ja nuk ndryshon qëndrim për Rrafshnaltën e Golanit

Më: 22 mars 2019 Në ora: 18:01
Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, tha se BE-ja nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket Rrafshnaltës së Golanit, një ditë pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se është koha që SHBA-ja të njohë sovranitetin e Izraelit në atë rajon.

“Pozicioni i Bashkimi Evropian është i njohur dhe nuk ka ndryshuar”, tha Tusk në një konferencë për media.

Bashkimi Evropian nuk njeh sovranitetin e Izraelit në Rrafshnaltën e Golanit.

Izraeli e mori nën kontroll këtë territor nga Siria pas luftës së vitit 1967. Siria vazhdimisht ka kërkuar të rikthejë sovranitetin mbi rajonin.

Turqia, Irani dhe Siria kanë dënuar deklaratën e presidentit Trump përderisa Rusia shfaqi shpresën se ajo do të mbetet “vetëm një kërkesë”.

Më 21 mars, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha se është koha që SHBA-ja të njohë sovranitetin e Izraelit në Rrafshnaltën e Golanit.

Përmes një postimi në Twitter, presidenti Trump deklaroi se Rrafshnalta e Golanit ka rëndësi strategjike dhe të sigurisë për Izraelin dhe rajonin.

“Pas 52 vitesh është koha që Shtetet e Bashkuara të njohin plotësisht sovranitetin e Izraelit mbi Rrafshnaltën e Golanit, që është e një rëndësie strategjike dhe të sigurisë për Izraelin dhe stabilitetin rajonal”, shkroi presidenti amerikan, Donald Trump.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, menjëherë reagoi duke falenderuar presidentin amerikan.

"Në një kohë kur Irani kërkon të përdorë Sirinë si një platformë për të shkatërruar Izraelin, Presidenti Trump pranon me guxim sovranitetin izraelit mbi Rrafshnaltën e Golanit” tha Netanyahu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...