Një shans i fundit, dalja e Britanisë shtyhet edhe për tre javë - Bota Sot
Një shans i fundit, dalja e Britanisë shtyhet edhe për tre javë

Evropë

Një shans i fundit, dalja e Britanisë shtyhet edhe për tre javë

Më: 22 mars 2019 Në ora: 19:45
Foto ilustruese

Brukseli i jep kryeministres tre javë kohë në një marrëveshje që u arrit vetëm pas disa negociatave që zgjaten mbi 7 orë, shkruan The Times.

Kryeministrja kishte shkuar tek Këshilli Europian duke kërkuar një zgjatje të afatit të fundit deri më 30 qershor. Por liderët e Bashkimit Europian shpejt anuluan këtë propozim, duke ofruar datën 12 prill si të fundit për të ratifikuar një marrëveshje nga ana e britanikëve, në të kundërt Britania do detyrohet të dalë pa arritur një marrëveshje.

Data 12 prill nënkuptohet si afati i fundit për të ratifikuar marrëveshjen. Në rast se kjo ndodh Brukseli do ta shtyjë largimin përfundimtar dhe arritjen e nënshkrimit të detajeve të vogla lidhur me çështjet më me rëndësi deri më datën 22 maj, kur edhe është dita e fundit para zgjedhjeve të Parlamentit Europian.

Tani më duket se BE-ja ka rikthyer kontrollin përfundimisht përmbi këtë çështje, dhe caktimi i datës së fundit për arritje të marrëveshjes dërgon përgjegjësinë për ratifikim në anën e britanikëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...