Gjermania miraton një ligj që ndihmon familjet e varfra - Bota Sot
Gjermania miraton një ligj që ndihmon familjet e varfra

Evropë

Gjermania miraton një ligj që ndihmon familjet e varfra

Më: 23 mars 2019 Në ora: 06:13
Bundestagu gjerman

Bundestagu gjerman miratoi një ligj të ri për familjen, i cili lehtëson prindërit me të ardhura më të pakta. Synimi është të mbrohen nga varfëria familjet që fitojnë më pak.

Projektligjin e paraqiti në parlament ministri i Punës, Hubertus Heil, së bashku me ministren e Familjes, Franziska Giffey. Familjet, ku të ardhurat e prindërve mbulojnë nevojën minimale vetjake, por jo atë të fëmijëve, do të marrin për këta të fundit një subvencion të ri.

Që në 1 korrik, subvencioni do të rritet nga 170 euro aktualisht, në 185 euro. Heil sqaroi se nga shërbimet do të përfitojnë para së gjithash nënat dhe baballarët në familjet me një prind.

Ligji parashikon subvencione më të mëdha për ata me të ardhura të ulëta, familjet me një prind dhe familjet të cilat varen nga ndihma Hartz IV.

Në këtë mënyrë është parashikuar që subvencioni për fëmijët të rritet me 15 euro në muaj. Fëmijët në nevojë, për vitin e ardhshëm shkollor do ta marrin falas ushqimin e shkollës dhe biletën mujore për autobusët e shkollave.

Për materialet e shkollës do të jepen 150 euro në vend të 100 eurove. Nga shtimi i shërbimeve, do të përfitojnë gjithsej katër milionë fëmijë. Për “Ligjin e fortë për familjen”, qeveria do të shpenzojë në legjislaturën në vazhdim 1,3 miliardë euro. Sipas mendimit të opozitës, ligji është i drejtë, por nuk shkon aq larg sa duhet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...