Franca kthen sytë drejt energjisë nga era, disa projekte në pjesën veriore

Evropë

Franca kthen sytë drejt energjisë nga era, disa projekte në pjesën veriore

Më: 23 mars 2019 Në ora: 10:02
Ilustrim

Edhe pse Franca ka vijën bregdetare të dytën më të madhe në Evropë, ajo ende nuk e ka shfrytëzuar këtë fakt për të gjeneruar energji, ashtu siç kanë bërë vende të tjera fqinje, me ato që njihen si “ferma ere” në det.

Sidoqoftë, po hartohen të paktën gjashtë projekte dhe është hapur edhe tenderi për një të shtatë, më të madh, pranë Dankërkut, në veri të Francës.

“Gjithnjë e më shumë po shkohet drejt energjisë më të avancuar, më të lirë dhe më kompetitive. Mund të shohim që kudo në botë, energjia nga era, dhe veçanërisht energjia nga era në det, po përhapet. Evropa ka shumë kapacitete dhe Franca nuk do ta humbasë këtë mundësi”, tha Lucas Robin-Chevallier.

Në fund të 2017, kapaciteti total i energjisë nga era në det, në botë, ishte 18.8 gigavat. Të gjitha fermat e erës në det, aktualisht, ndodhen në Evropën Veriore, përfshirë Britaninë e madhe dhe Gjermaninë. Edhe Franca, padyshim, nuk do të donte të qëndronte prapa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat