Protestuesit në Beograd: Më shumë kemi frikë tani sesa në vitin 1999

Evropë

Protestuesit në Beograd: Më shumë kemi frikë tani sesa në vitin 1999

Më: 23 mars 2019 Në ora: 19:13
Beograd

Protestat në Serbi me moton “1 në 5 milionë” kanë vazhduar edhe sot kundër presidentit Aleksandër Vuçiq.

Shumë qytetarë u mblodhën përpara Fakultetit Filozofik në Beograd, të cilët po kërkojnë dorëheqjen e Presidentit Vuqiq dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

“Nëse kërkesat tona nuk plotësohen, tërë Serbia do të mblidhet me 13 prill kundër uzurpuesve”, ka thënë një nga organizatorët e protestës.

Pas kësaj është mbajtur një minutë heshtje për viktimat e bombardimeve të ndërhyrjes së NATO-s.

“Tni ndjejë më shumë frikë sesa në vitin 1999. Ju faleminderit që ju jeni frymëzim për të luftuar në një formë tjetër” , tha Leciq.

Image

Ai kërkoi nga qytetarët që të mos shkaktojnë dhunë gjatë protestës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat