Mjalti sintetik “mbyt” Evropën

Evropë

Mjalti sintetik “mbyt” Evropën

Më: 23 mars 2019 Në ora: 20:42
Franca konsumon 40,000 ton në vit, por vetëm 10,000 ton prodhohet në këtë vend

Mjalti konsumohet më gjerësisht në ditët e sotme sesa kurrë më parë. Kërkesa në rritje ka çuar gjithashtu në rritjen e produkteve të falsifikuara, duke e bërë produktin e tretë më të falsifikuar ushqimor në botë.

Franca konsumon 40,000 ton në vit, por vetëm 10,000 ton prodhohet në këtë vend. Ndaj jo vetëm Franca por të gjitha shtetet e Bashkimin Europian importojnë mjaltë nga jashtë, rreth 60% të sasisë që konsumohet.

Edhe pse vendet e Bashkimit Europian kanë një legjislacion të fortë për këtë produkt ku thuhet se: “quhet mjaltë vetëm fruti i bletës pa asnjë modifikim apo sasi të shtuar”, në dyqane është e lehtë të gjesh mjaltë që nuk e plotëson këtë përkufizim. Një studim i Komisionit Evropian të vitit 2015 zbuloi se një në tre (32%) enë me mjaltë kishin sheqer të shtuar. 6% e 2,000 mostrave të testuara treguan gjurmë të sheqerit të shtuar. Mashtrimi rezultojë në mjaltin nga jashtë dhe posaçërisht atë nga Kina.

Sipas autoriteteve franceze arit të lëngët, veç shtimit të sheqerit, etiketimit të rremë të vendit të origjinës, tashmë mashtruesit industrial kanë arritur të krijojnë edhe mjaltin sintetik, i cili është shumë i ngjashëm me atë natyral.

Po ashtu, testet kanë treguar se disa enë mjalti të etiketuar si spanjollë përmbanin polene të cilat gjenden vetëm në Kinë. Prodhuesit kinezë për tu shpëtuar këtyre kontrolleve shtojnë copa mikroskopike të algave të detit, të cilat mund të fshijnë të gjitha gjurmët e origjinës.

Këto teknika gjithnjë e më komplekse po e bëjnë gati të pamundur zbulimin e mashtrimit. Për të gjitha llojet e mashtrimeve, viktima mbetet konsumatori. Mjalti nga Kina, veç faktiti se nuk ka asnjë përfitim shëndetësore, dyshohet se përmban metale të rënda dhe toksike, si dhe antibiotikë të ndryshëm. Ndërkohë, Europa po shqyrton se si të mbrojë industrinë e saj prej 14.2 miliardë euro. Tashmë Franca ka votuar për etiketimin e detyrueshëm për vendin e origjinës të enëve të mjaltit, dhe nis zbatimi në shtator 2019.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat