Kapet pas 4 vitesh, si u fsheh ‘gangsteri’ që terrorizoi Londrën - Bota Sot
Kapet pas 4 vitesh, si u fsheh ‘gangsteri’ që terrorizoi Londrën

Evropë

Kapet pas 4 vitesh, si u fsheh ‘gangsteri’ që terrorizoi Londrën

Më: 23 mars 2019 Në ora: 22:28
Shane O’Brien

Ka përfunduar aventura e arratisjes për një 31-vjeçar në Britaninë e Madhe, i cili ndiqej nga drejtësia për më shumë se katër vite. Sipas mediave angleze, në pranga ka rënë Shane O’Brien. Ai dyshohet se në vitin 2015 ka vrarë një person në një klub në Hillingdon të Londrës perëndimore.

Dëshmitarët kanë treguar se viktima është qëlluar 40 herë me thikë në qafë dhe më pas 31-vjeçari, i dyshuar për vrasjes e tij thuhet se është larguar me një avion ‘Charter’ nga Anglia. Drejtësia angleze dy vite më parë vendosi edhe një çmim prej 50 mijë paundësh për ‘kokën e tij’, por pa rezultat pasi nuk i dihej adresa e saktë.

Ai u arrestua në Pragë të Çekisë në shkurt të 2017, por kishte dokumente të rreme italiane dhe u lirua para se zyrtarët të zbulonin identitetin e tij të vërtetë.

Ai ishte fshehur në Rumani, ndërsa në fotot e publikuara nga policia dukej se 31-vjeçari kishte ndryshuar pamjen e jashtme duke rritur flokët dhe mjekrën, me qëllim që mos të identifikohej si dhe kishte shtuar një tjetër tatuazh në pjesën e shpinës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...