Jovanovic: Marrëzi nacionaliste në protestën në Beograd

Evropë

Jovanovic: Marrëzi nacionaliste në protestën në Beograd

Më: 23 mars 2019 Në ora: 23:29
Cedomir Jovanovic

Lideri i Partisë Liberale Demokratike të Serbisë Cedomir Jovanovic ka vlerësuar se protesta e sontme në Beograd “është keqpërorur për marrëzi nacionaliste”, ndërsa fjalimi i gjeneralit në pension Sreten Malinovic, kushtuar fillimit të bombardimit të Jugosllavisë e ka vlerësuar si skandaloz.

“Protesta e sontme në Beograd e tejkalon marrëzinë nacionaliste, të cilën e kemi patrë në ura në vitin 1999”, ka vlerësuar Jovanovic dhe ka shtuar se përfaqësuesit e opozitës, në qoftë se sot nuk kanë pasur forcë t’ua thonë të të vërtetën për atë që ka ndodhur të nëntëdhjetat, atëherë le të heshtin pëtgjithmonë.

“Ky nuk është sulm mbi Vucicin. Ky është sulm mbi të ardhmen normale të Serbisë, ky është kërcënim se fëmijët tanë do të jenë të gjykuar të jetojnë jetën të cilën e kemi jetuar ne, për shkak se për tërhiqemi para asaj që është krejtësisht e qartë”, ka theksuar Jovanovic.

Problemi kyç i Serbisë, sipas fjalëve të tij është problemi i Kosovës dhe çështje e së ardhmes për të gjithë.

Sonte, mendon Jovanovic, është dashur që Serbisë t’i thuhet e vërteta për Karadzicin, Milosevicin dhe të ngjashmit me ta – “si i kemi përgjakur duart për shkak të politikës së tyre të papërgjegjshme. Si një i dënuar për krime lufte, e tjetri vetëm se nuk e ka përjetuar që drejtësia të përmbushet dhe të jetë i dënuar”.

Ai mendon se nuk ka qenë incident kur pushteti dhe ata që konsiderohen si “opozitë e vërtetë” kanë bashkuar në heshtjepër akgjykimin e Karadzicit.

“Në Serbi sot një aktore ka më shumë guxim të thotë të vërtetën se sa ata të gjithë bashkë. Nuk ka të ardhme në shëti me nacionalistët, as rrugës e gjrumëve të Radovan Karadzicit, të cilin ata e arsyetojnë e madhërojnë. E di ku çon kjo”, ka përfunduar Jovanovic, transmeton infobrif.rs.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat