Aleatët marrin në mbrojtje May-n: Largimi i saj na çon në zgjedhje të parakohshme

Evropë

Aleatët marrin në mbrojtje May-n: Largimi i saj na çon në zgjedhje të parakohshme

Më: 24 mars 2019 Në ora: 15:22
Theresa May

Aleatët e paktë të Theresa May-t u angazhuan mbrëmjen e së shtunës në një betejë të dëshpëruar për t’i mbrojtur kryeministres pozitat, duke paralajmëruar se një largim i detyruar i saj, do ta çonte vendin drejt zgjedhjeve të përgjithshme dhe do ta ndante partinë në dysh.

Downing Street po ua bën gjithashtu të qartë konservatorëve të vijës së ashpër se parlamenti është kundër daljes pa marrëveshje nga blloku europian e se qeveria do të rrëzohej nëse implementon një skenar të tillë.

Megjithatë, këta elementë brenda partisë konservatore kanë shqyrtuar mënyrat për rrëzimin e May-t, ndërsa atmosfera e brendshme e kësaj force politike përshkruhet si “apokaliptike”.

Mijëra protestues që e kundërshtojnë daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian, dolën në rrugët e Londrës me thirrjet “Le të vendose populli”, e kërkuan mbajtjen e një referendumi të ri.

Pas tre vitesh debate të pafundme, Brexit-it duket sërish i largët dhe një pjesë e politikanëve problemin e gjejnë tek May. “Është e patolerueshme, situata në të cilën jemi, druhem se është ajo problemi”, tha Anna Soubry, ligjvënëse pro-Bashkimit Evropian.

“May duhet të largohet, pasi ne na nevojitet një kryeministër i përkohshëm, i cili ta vendosë vendin në plan të parë”, shtoi ligjvënësja që së fundi i braktisi konservatorët pikërisht për shkak të mosmarrëveshjeve mbi politikat e Brexitit dhe iu bashkua grupit të pavarur të porsaformuar.

Shefja e ekzekutivit duhet të bindë ligjvënësit të mbështesin planin e saj për largim nga Bashkimi Europian, pasi BE-ja propozoi shtyrje të Brexit-it përtej datës së përcaktuar paraprakisht, 29 marsit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat