Kryetari i Londrës i kërkon Theresa May ta luftojë islamofobinë në partinë e saj - Bota Sot
Kryetari i Londrës i kërkon Theresa May ta luftojë islamofobinë në partinë e saj

Evropë

Kryetari i Londrës i kërkon Theresa May ta luftojë islamofobinë në partinë e saj

Më: 24 mars 2019 Në ora: 22:53
Kryetari i Londrës, Sadiq Khan dhe Theresa May

Në një letër dërguar për Theresa May, Khan i ka bërë thirrje kryeministres që të merret me këtë çështje.

Ai ka thënë se duhet të merren masa që të sigurohen Britanikët e fesë islame, duke e pasur parasysh rrezikun që vjen pas sulmit në Zelandën e Re. Ai paralajmëron se masakra tregon “pasojat e dështimit që ta largojmë islamofobinë me rrënjë nga shoqëria jonë.”

Disa anëtarë të partisë Konservatore, ishin dyshuar se për fjalorë anti-mysliman javën e kaluar. Numri i sulmeve ndaj myslimanëve në Britani vetëm javën e kaluar, pas sulmit në Zelandën e Re, është rritur për 593%.

Khan i bëri thirrje kryeministres që ta pranojë definicionin mbi Islamofobinë dhe që ai definicion të jetë i pranuar nga të gjitha partitë parlamentare të Britanisë.

Në definicionin të cilin partia Laburistë tashmë e ka pranuar shkruhet “Islamofobia i ka rrënjët tek racizmi dhe si target konsiderohet myslimanët, ose myslimanët konsiderohen armiq”

Khan shkruan: “sigurimi i Britanikët myslimanë pas sulmit në Zelandën e Re, nuk është vetëm për çështje politike apo sigurie. Gjithashtu kërkoj që të shkatërrohen të gjitha rrënjët e islamofobisë dhe anti-islamizmit. Ndalimin e abuzimit të mediave sociale dhe abuzimi në debate politike. Është vitale që partitë politike të na udhëheqin në arritjen e këtij qëllimi, dhe ato duhet të jenë shembull për shoqërinë.”

“Partia Konservatore në veçanti duhet të bëjë më shumë përpjekje që të dërgojë mesazhin se islamofobia nuk është e pranueshme.”

“Unë personalisht vazhdimisht kam qenë subjekt i islamofobisë nga anëtarët e partisë Konservatore dhe mbështetësit e saj. Unë tashmë e kam humbur durimin mbi disa anëtarë të partisë suaj, dhe me ta do ndjekë mënyrat ligjore të zgjidhjes së problemit.”

Kryetari Khan, gjithashtu sulmoi edhe kandidatin konservativ për kryetarë të Londrës, Shaun Bailey, për ripostimin e artikujve në Twitter, ku në ato artikuj Sadiq Khan përshkruhet si “Imam i çmendur i Londistanit”. Skuadra e Baileyt ka thënë se nuk ka vërejtur se këto artikuj kanë pasur përmbajtje ofenduese. Madje Bailey ka bërë thirrje që të luftohet islamophobia nga rrënjët, dhe partia duhet ta bëjë një diskutim për këtë çështje.

Khan në letër gjithashtu ka shkruar “Kjo nuk ka të bëjë me mua. Unë jam thellësisht i shqetësuar për mesazhet që po shpërndahen në shoqërinë tonë. Kjo nuk ka të bëjë me politika partiake – kjo shkon përtej politikave partiake.”

“Nëse definiconi mbi islamofobinë pranohet nga të gjitha partitë parlamentare, do të dërgohej një mesazh i fuqishëm që këtu nuk ka vend për islamofobi ose për ndjenja anti-myslimane.” Shkruan Khan.

Ndërsa sekretari i partisë konzervatore ka thënë: “Ne jemi thellësisht të shqetësuar për urrejtjen që po shfaqet kundër myslimanëve, dhe të tjerëve për shkak të prejardhjes së tyre. Çdo formë e diskriminimit është e gabueshme dhe ne duhet të veprojmë fuqishëm që ta luftojmë anti-myslimanizmin në mënyrë serioze. Ne e dimë se ka kërkesa që partia jonë ta pranojë definicionin mbi islamofobinë, dhe sipas tyre kjo do ta fuqizonte luftën kundër islamofobisë. Ne do t’i shqyrtojmë këto çështje me kujdes.” Raporton The Guardian

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...