Partia e ekstremistit italian Salvini trefishon votën, fiton përsëri - Bota Sot
Partia e ekstremistit italian Salvini trefishon votën, fiton përsëri

Evropë

Partia e ekstremistit italian Salvini trefishon votën, fiton përsëri

Më: 25 mars 2019 Në ora: 17:01
Matteo Salvini

Zëvendëskryeministri i Italisë, Matteo Salvini, ka përsëritur premtimin për ta ndryshuar Evropën kur koalicioni i tij i qendrës së djathtë arriti fitore të madhe në rajonin jugor të Basilicatas, duke e përfunduar sundimin 24 vjeçar të të majtëve.

Basilicata është rajoni i tretë i fituar nga koalicioni, që përfshinë Lidhjen e të djathtës ekstreme të Salvinit, Forza Italian e Berlusconit dhe një parti më të vogël të së djathtës ekstreme, Vëllezërit e Italisë. Ky grup partish arriti në 43 për qind të votave.

“Për një vit i kemi trefishuar votat e partisë, fitore po ashtu në Basilicata!” ka postuar në Twitter Matteo Salvini. “Lamtumirë të majtës, dhe tash për ta ndryshuar Evropën.”

Votimi i të dielës shënjoi një tjetër rezultat dëshpërues në zgjedhjet rajonale për M5S, një rezultat që do ta rris tash influencën e partisë brenda koalicionit në nivel vendi.

Megjithëse M5S  ishte partia që si e vetme mori më së shumti vota në Basilicata – mbi 20 për qind – ajo në fakt i humbi më shumë se gjysmën e votuesve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...