May: Marrëveshja për Brexit ende s’e ka mbështetjen e mjaftueshme në Parlament

Evropë

May: Marrëveshja për Brexit ende s’e ka mbështetjen e mjaftueshme në Parlament

Më: 25 mars 2019 Në ora: 20:09
Theresa May

Marrëveshja e Brexit e negociuar me Brukselin nuk ka mbështetjen e nevojshme në Parlamentin britanik për t’iu nënshtruar për herë të tretë votës së deputetëve, deklaroi sot kryeministrja Theresa May.

“Në situatën aktuale, nuk ka mbështetjen e mjaftueshme në Parlament për të paraqitur sërish marrëveshjen në një votim të tretë”, theksoi May.

Miratimi i kësaj marrëveshje është një kusht i vendosur nga BE-ja për të pasur një Brexit të rregullt data e të cilit është shtyrë në 22 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat