E vandalizuan “jelekëverdhët”, restaurimi i vështirë i Harkut të Triumfit

Evropë

E vandalizuan “jelekëverdhët”, restaurimi i vështirë i Harkut të Triumfit

Më: 26 mars 2019 Në ora: 09:07
Harkut të Triumfit

Me dhjetëra copëza të mbledhura për qindra orë punë: në Harkun e Triumfit, 6 restaurues gjenden prej tre javësh përballë një pazëlli të pazakontë.

Detyra e tyre është e vështirë: duhet të risjellin në formën e mëparshme veprat e vandalizuara në fillim të dhjetorit gjatë protestave të “jelekëve të verdhë”.

Restauruesja Marie Dumas shprehet: “Nuk e di, por kur sheh dëmtime të tilla, të dhemb zemra. Ne e kemi studiuar të gjithë këtë vepër në historinë e artit, fytyra e tij është e jashtëzakonshme”.

Marie Dumas i referohet me këto fjalë “shpirtit të atdheut”, pjesë e veprës së François Rude “Nisja e vullnetarëve të1792”, e gdhendur ndërmjet vitit 1833 dhe 1836. Restauruesit, që e marrin punën me turne në Place de l’Etoile, duhet të identifikojnë dhe lokalizojnë copëzat e mbledhura nëpër kuti kartoni.

Disa i përkasin modelit të Harkut të Triumfit nga fundi i viteve ‘30, të tjera janë nga “shpirti i atdheut”. Dëmtimi i tyre u dënua me forcë nga autoritetet, që nuk ndenjën sidoqoftë duarkryq, por i dhanë menjëherë dritën jeshile procesit të vështirë të restaurimit, i cili përfshin dhe pjesëza që arrijnë në vetëm disa milimetra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat