Parlamenti merr kontrollin e Brexit

Evropë

Parlamenti merr kontrollin e Brexit

Më: 26 mars 2019 Në ora: 09:59
Foto

Një gjë e tillë u jep atyre fuqinë për të mbajtur një seri votimesh, për të zhbllokuar procesin.

Ligjvënësit votuan me 329 vota për dhe 302 kundër për të marrë kontrollin nga qeveria.

Një seri e votimeve do të mbahet më 27 mars për të gjetur një alternativë për marrëveshjen e kryeministres Theresa May për Brexit, e cila është refuzuar dy herë nga Parlamenti.

Alternativat përfshijnë: Brexit pa marrëveshje, Brexit “i butë”, anulim të Brexit-it ose referendum të dytë.

Qeveria e Mayt premtoi se do të “angazhohet në mënyrë konstruktive” ndaj procesit, por nuk u zotua se do të miratojë çfarëdo që vendosin ligjvënësit.

Bashkimi Evropian i ka dhënë Mayt kohë deri më 12 prill, për të siguruar mbështetjen e ligjvënësve britanikë për marrëveshjen që ajo ka arritur me BE-në për Brexit-in, ose për të gjetur alternativa të tjera të zbatueshme.

Në atë rast, Britania do të largohej nga blloku më 22 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat