Mesiq tregon a do të kandidojë për president të Kroacisë

Evropë

Mesiq tregon a do të kandidojë për president të Kroacisë

Më: 26 mars 2019 Në ora: 19:07
Stjepan Mesiq

Ish-presidenti kroat Stjepan Mesiq (84) tha sot se po konsideron një kandidaturë të tretë për presidencën e vendit, duke shtuar se shumë individë dhe grupe e vizitojnë në lidhje me këtë, por që ende nuk ka vendosur.

"Ju e dini, unë ende nuk kam vendosur, ka mundësi të ndryshme. Shumë grupe dhe individë më vizitojnë, pasi që unë do të kisha një të drejtë formale për të kandiduar, por ende nuk e di, "tha Mesiq për N1 Zagreb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat