Seks dhe fëmijë me nxënësin e mitur, arrestohet mësuesja 31-vjeçare

Evropë

Seks dhe fëmijë me nxënësin e mitur, arrestohet mësuesja 31-vjeçare

Më: 27 mars 2019 Në ora: 21:32
Ilustrim

Mësuesja 31-vjeçare është e martuar dhe ka një djalë tjetër 11 vjeç Policia italiane arrestoi një mësuese 31-vjeçare, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë seksuale ndaj një nxënësi minoren, kur ky i fundit ishte 13 vjeç.

Nga marrëdhënia e tyre ka lindur një djalë, i cili tani është 5 muajsh.

Ngjarja ka tronditur thellë opinionin publik italian, pas denoncimit që i mituri, tani 15 vjeç dhe familja e tij kanë bërë javë më parë në policinë e Pratos. Mësuesja 31-vjeçare është e martuar dhe ka një djalë tjetër 11 vjeç. Analizat e ADN kanë vërtetuar atësinë e të miturit ndaj foshnjës 5-muajshe.

Mike e familjes së të miturit, mësuesja 31-vjeçare punonte si infermiere në një strukturë spitalore, por si njohëse e mirë e disa gjuhëve të huaja ishte ofruar t’i jepte leksione private të gjuhës angleze. G

jatë marrjes në pyetje 31-vjeçarja nuk ka mohuar asgjë dhe hetimet e policisë italiane kanë vërtetuar se marrëdhëniet seksuale kanë nisur qysh kur i mituri ishte 13 vjeç. Kjo ka sjellë ndryshimin e akuzës nga akte seksuale me një të mitur në dhunë seksuale. I mituri ka treguar se gjithçka ka ndodhur nën kërcënimin e vazhdueshëm të 31-vjeçares e cila e kërkonte ta kishte çdo ditë pranë vetes.

Tronditjen më të madhe adoleshenti e ka marrë pasi ka mësuar për atësinë e fëmijës. Autoritetet italiane kanë vënë nën hetim dhe bashkëshortin e saj, i cili ka pranuar se ishte në dijeni të marrëdhënies jashtë martesore dhe se fëmija i dytë nuk ishte i tij.

Aktualisht mësuesja ndodhet në arrest shtëpiak në pritje të procesit gjyqësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat