Labursitët kundërshtojnë marrëveshjen e Brexit-it para votimit

Evropë

Labursitët kundërshtojnë marrëveshjen e Brexit-it para votimit

Nga: atsh Më: 28 mars 2019 Në ora: 22:19
Jeremy Corbyn

Laburistët konfirmuan sot kundërshtimin e tyre ndaj marrëveshjes së Brexit-it të prezantuar nga kryeministrja Theresa May, para zhvillimit të votimit të tretë që parashikohet për nesër, njoftoi Keir Starmer, përfaqësuesi laburist i ngarkuar me Brexit.

Ai kundërshtoi gjithashtu edhe përpjekjen e ekzekutivit për të ndarë marrëveshjen e daljes nga deklarata politike mbi marrëdhëniet e ardhshme me BE-në.

“Bëhet fjalë për dy dokumente që kryeministrja ka qartësuar se janë pjesë e të njëjtës paketë negociatash dhe ato nuk mund të ndahen në këtë moment”, tha Starmer për “SkyNews”.

“Të bësh një Brexit më të verbër nga ç’është nuk e zgjidh problemin”, tha Jeremy Corbyn.

Sipas burimesh mediatike, May, me këtë lëvizje, po përpiqet të mbledhë mbështetjen e një numri të mjaftueshëm konservatorësh rebelë, aleatët unionistë irlandezoveriorë dhe mundësisht edhe laburistë disident.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat