Sot mbahen zgjedhjet presidenciale në Ukrainë

Evropë

Sot mbahen zgjedhjet presidenciale në Ukrainë

Më: 31 mars 2019 Në ora: 08:55
Ilustrim

Qendrat e votimit në tërë territorin e Ukrainës janë hapur sot. Për shkak të numrit të madh të kandidatëve dhe garës së ngushtë, pritet që asnjëri nga kandidatët të mos arrijë t’i sigurojë votat e mjaftueshme për fitore pa balotazh.

President i deritashëm, Petro Poroshenko, po e kërkon edhe një mandat tjetër në këto zgjedhje, por befasisht kandidati favorit për të marrë më së shumti vota është humoristi Volodymyr Zelenskiy.

Të dy këta kandidatë, së bashku me ish-kryeministren Yulia Tymoshenko, të cilët po vlerësohen si kandidatët më seriozë në këto zgjedhje, kanë shprehur qëndrime pro-evropiane gjatë fushatës zgjedhore.

Asnjë nga kandidatët pro-rusë nuk po vlerësohet si kandidat që mund t’i fitojë këto zgjedhje.

Nëse asnjëri nga kandidatët nuk arrin t’i fitojë mbi 50 për qind të votave, dy kandidatët e parë do të marrin pjesë në rundin e dytë, i cili do të mbahet më 21 prill.

Gjithsej 39 kandidatë do të marrin pjesë në këto zgjedhje, por vetëm tre kandidatë besohet që kanë gjasa për fitore.

Posti i presidentit në Ukrainë ka kompetenca të konsiderueshme për sigurinë, mbrojtjen dhe politikën e jashtme pasi vendi qeveriset me sistemin gjysmëpresidencial, shkruan “BBC”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat